Dakës i shtohet edhe një punë

Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, i është besuar edhe një vend pune. Ajo përveç që ushtron postin e gjyqtares në Gjykatën Supreme dhe kryesueses së KQZ-së, tash do të jetë edhe anëtare e Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Në këtë pozitë, Daka është emëruar me një vendim të deputetëve të Kuvendit i cili nuk ka kaluar pa reagimin e këtyre të fundit. Ligjvënësit kanë vlerësuar se Daka është shumë e ngarkuar me punë të tjera.
Lista në përbërje prej gjyqtares Valdete Daka, e propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Asllan Krasniqi nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Nebojsha Boriq nga Gjykata Supreme, me gjithë vërejtjet e opozitës, mori 58 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenime…(Tribuna).