FITORJA

Daka: Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin më të vështirat që i kam organizuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë më të vështirat që ajo i ka organizuar.

“Kanë qenë zgjedhjet më të vështira edhe për këto përplasje, edhe për klimën e cila është krijuar për arsye të cilat nuk i di, po për vetë faktin se është dhënë një kahje e cila nuk është dashur të jetë”. tha Daka.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, mbrëmë tha se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është një vatër e COVID-19.

Për këtë Daka ka thënë se shëndeti i punëtorëve që kanë punuar në QNR këto ditë ka qenë i rrezikuar duke shtuar se është dashur të rriten kapacitetet në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të shpallet sa më herët.

“Kërkohet nga ne që t’i japim rezultatet sa më parë dhe akuzohemi se po e zvarrisim dhënien e rezultateve qëllimisht. Në anën tjetër akuzohemi pse ka aq shumë njerëz në QNR. Natyrisht që për t’i dhënë rezultatet në një kohë aq të shpejtë duke marrë parasysh që kemi pasë daljen më të madhe dhe një numër jashtëzakonisht të madh të votave me kusht dhe postë dhe të jepen rezultatet në afat rekord, për 17 ditë, si mund të bëhet ndryshe?”, tha Daka në Klan Kosova.

“Natyrisht që është rrezikuar, sepse ka qenë e pamundur në hapësirën e cila është të organizohet në mënyrë tjetër dhe të jepen rezultatet aq shpejtë. Nuk ka afate kohore, por ne vazhdimisht jemi akuzuar se po i zvarritim rezultatet, se qëllimisht KQZ-ja nuk do të dalë me rezultatet. Natyrisht që kemi qenë të detyruar që ta rrisim numrin e atyre që kanë punuar në QNR dhe të ngrisim kapacitetet në maksimum. Subjektet politike kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve me tubime me mijëra qytetarë dhe të akuzohemi ne se pse po duam t’i japim ato rezultate nuk besoj se është e drejtë”.

FITORJA

Kryetarja e KQZ-së nuk e ka komentuar deklaratën e presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, e cila në një mënyrë sikur e kishte kërcënuar me shkarkim.

“Nuk do të doja ta komentoja fare. Ne kemi bashkëpunim ndërinstitucional, sepse KQZ-ja emërohet nga Presidenti i Kosovës. Jemi takuar gjatë organizimit për pavarësi që ka qenë një vizitë protokollare. Ka qenë pritje protokollare për të gjithë krerët e institucioneve dhe aty nuk ka pasë biseda me askënd”.

Njëlloj nuk ka dashur të komentojë as akuzat e shpeshta për afërsi me PDK-në.

Derisa po flitet se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja shumë shpejt, në rast se nuk ka dakordim për çështjen e presidentit, Valdete Daka ka thënë se institucioni që ajo drejton është gjithmonë gati për të organizuar zgjedhje.

“Së shpejti janë edhe zgjedhjet lokale. Për këto zgjedhjet e tjera normalisht që KQZ-ja është gati, sepse nuk ka tjetër punë përpos që të organizojë zgjedhjet. KQZ-ja ka obligim kushtetues që të organizojë zgjedhjet dhe kurdoherë që kërkohet do të organizojë zgjedhje”.

Ajo ka sqaruar se në kuptimin logjistik zgjedhjet lokale janë shumë më të vështira për të organizuar sesa ato qendrore, duke shtuar se në këto të fundit ka më shumë tension.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.