UBT

Daka votoi, ja çka kërkoi prej komisionerëve e subjekteve politike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka qenë ndër të parat që ka votuar sot. Ajo votoi në Fakultetin Teknik. Duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, Daka iu bëri thirrje partive politike që të mos shkelin rregullat, raporton “Zeri.info”.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të votojnë e ti sjellim dinjitet shtetit. I bëj apel të gjithë subjekteve politike që të sillen sipas rregullave dhe të mos i thyejnë ato”, ka thënë Daka.

United Hospital

Ajo po ashtu iu ka bërë thirrje edhe komisionerëve të subjekteve politike që të mos e keqpërdorin pozitën e tyre, raporton “Zeri.info”.

“Të sillemi me dinjitet. I ftoj të gjithë komisionerët që të mos e keqpërdorin pozitën, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojmë botës se jemi në gjendje të organizojmë zgjedhje siç duhet”, ka thënë Daka pasi kreu obligimin. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.