Uji Dea

Daka: Të enjten dalim me rezultate dhe pikë!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se të enjten do të dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Kështu ajo ka thënë në një prononcim për Gazetën Blic. “Të enjten dalim me rezultate përfundimtare dhe pikë”, ka thënë shkurt kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Ajo është ankuar se mediet po ia keqinterpretojnë deklaratat. “Disa herë ju gazetarët mi keni ndryshuar deklaratat”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin e Kosovës janë mbajtur më 8 qershor, ndërkohë që janë vlerësuar si zgjedhjet më të rregullta që ka mbajtur Kosova.

Ndryshe, nga zgjedhjet e 8 qershorit, PDK ka dalë partia e parë me 30 për qind, e pasuar nga LDK me 25 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me rreth 13 për qind, AAK 9 për qind, Nisma për Kosovën 5 për qind dhe AKR që nuk arriti ta kaloj pragun elektoral, me 4. 68 për qind. /Gazeta Blic/