United Hospital

Daka: S’mund të diskutohet për datë të zgjedhjeve pa u shtjerrë mundësitë kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është takuar sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Thaçi dhe Daka kanë diskutuar për afatet kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve dhe buxhetin.

Daka ka thënë se nuk kanë folur për datë të zgjedhjeve dhe as për buxhetin e nevojshëm që KQZ-ja ka nevojë për përgatitjen e zgjedhjeve që mund të mbahen, raporton lajmi.net.

HW

“Është diskutuar për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet. Se sa do t’i kushtojnë buxhetit, diskutohet pasi të shpallen zgjedhjet. Ky nuk ka qenë vit i rregullt zgjedhor, prandaj edhe nuk e kemi pasë buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së.

Ajo ka theksuar se nuk mund të flitet për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve para se të shfrytëzohen të gjitha mundësitë kushtetuese. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.