RCCOLA

Daka: Shqetësim pa nevojë për logon

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka deklaroi se Kosova nuk po i organizon zgjedhjet e 3 nëntorit vetëm në katër komunat e veriut të vendit. Ajo rikujtoi se duke u marrë, siç tha me spekulime lidhur me fletëvotimet dhe rolin që OSBE do ta ketë në këto zgjedhje, po harrohet pjesa më e madhe e territorit.

“Është shumë keq, se ne i kemi 34 komuna në të cilat gjithashtu do të organizohen zgjedhjet lokale. Këtu mund të ketë shumë shqetësime dhe sfida, derisa askush nuk merret me këto komuna. Tërë ky shqetësim pa nevojë për logon, e cila nuk është diskutuar asnjëherë dhe si duket as nuk do të diskutohet ndonjëherë”, deklaroi Daka, si mysafire në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së u shfaq e ashpër me Fadil Malokun, kur tha shqetësimet që i ngriti anëtari i AKR-së në KQZ janë ta paqena.

KKVITI

Madje edhe më e ashpër u shfaq me Vetëvendosjen, kur deklaroi se qëllimet e kësaj lëvizje përfundimisht u demaskuan.

“Maskat kanë rënë poshtë. Është demasku edhe Alban Krasniqi dhe Adnan Rrustemi edhe lëvizja Vetëvendosje. E gjithë kjo ka qenë fushatë parazgjedhore, e gjithë kjo ka qenë marketing politik i zotit Alban Krasniqi, i cili mesa po e shoh po përgatitet për të qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës”, theksoi kryetarja e KQZ-së.

Daka tha se KQZ-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për të organizuar zgjedhjet në gjithë territorin e Kosovës. /Klan Kosova/