Eko Higjiena

Daka, serbëve: Pa dokumente të Kosovës, harroni votimet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka theksuar se qytetarët serbë, për të votuar, duhet të jenë të regjistruar në regjistrin, ndërsa ky regjistrim mund të bëhet me letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet në Prishtinë.“Për votim brenda Kosovës dhe në vendvotime të rregullta, qytetarët duhet të jenë të regjistruar në Regjistrin Qendror të qytetarëve të Kosovës, duke marrë kartat e identitetit dhe pasaportat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Daka për ”Vesti”.

RCCOLA

Sipas saj, të gjithë ata që regjistrohen deri në 54 ditë para zgjedhje, do të jenë në listat e votimit. “Regjistrimi bëhet në komunat ku jeton qytetari”, ka deklaruar Daka.