Hidromorava

Daka: Rreth orës 21:00 besoj se do t’i japim rezultatet e para preliminare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë për T7 se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin me rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Fakti se Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë komuna të vogla, Daka ka thënë se do të bëjë që fletëvotimet të numërohen më shpejt dhe po kështu, rezultatet të dihen më shpejt.

“Meqenëse -siç e thatë- kemi dy komuna jo të mëdha, shpresojmë që rezultatet do t’i kemi shumë shpejt. Diku rreth orës 21:00 besoj që do të fillojmë t’i japim rezultatet e para preliminare”, ka thënë Daka.

Mobi Casa

Ajo ka treguar se aktualisht dalja në zgjedhje në këto dy komuna është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Paraprakisht, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për T7 se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët e infektuar me COVID-19.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.