FIDANISHTJA

Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka ka vlerësuar se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit të Kosovës, para formimit të qeverisë së re.

Në emisionin FIVE, Daka tha se vendi ndodhet në një situatë ku institucionet kryesore drejtohen nga ushtrues detyre, prandaj sipas saj është e rëndësishme që fillimisht të zgjidhet presidenti me mandat të plotë kushtetues.

Ajo theksoi se zgjedhja e presidentit në këtë fazë do t’i siguronte Kosovës një institucion funksional edhe në rast se vendi do të shkonte sërish në zgjedhje.

Uji Dea

“E konsideroj që duhet të zgjidhet presidenti më përpara. Sidomos në situatën që jemi tani, meqenëse nuk kemi asnjë institucion me mandat legjitim, por ushtrues detyre”, deklaroi Daka.

Sipas saj, nëse fillimisht formohet qeveria, atëherë procesi i zgjedhjes së presidentit mund të zvarritet dhe të shoqërohet me kushtëzime politike.

“Në rast se zgjedhim qeverinë, me këtë konstelacion politik dhe këta numra që i kemi, me siguri do të kemi zvarritje për zgjedhjen e presidentit, por edhe kushtëzime nga ana e partisë që formon qeverinë”, u shpreh ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.