FITORJA

Daka paralajmëron: Partitë mund t’i prishin zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e KQZ-së Valdete Daka firmosi memorandume me shumë institucione në përpjekje për të krijuar një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Pos ministrisë së Drejtësisë, Daka nënshkroi ujdi me Këshillin Prokurorial dhe atë gjyqësor, Panelin Zyrtar për Ankesa dhe Parashtresa dhe Policinë.

Këto zhvillime po thuhet që sjellin klimë më të mirë kur të votohet, pas një muaji e gjysmë.

“Për herë të parë këto institucione kanë shprehur gatishmëri që të jenë kujdestarë atë ditë, dhe të parandalojnë mundësinë që atë ditë të bëhen manipulime”, theksoi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka si mysafire e Kushtrim Sadikut në Info Magazine të Klan Kosovës.

Daka ndër të tjera deklaroi se nga ky moment manipuluesit e zgjedhjeve janë në disavantazh karshi institucioneve të Kosovës.

ARKATANA

“Këtë herë institucionet janë një hap para tyre dhe janë më të përgatitur dhe dihen format se si kryhen këto manipulime. Që nuk ka qenë rasti në vitin 2010”, konstatoi e para e KQZ-së.

Por përkundër këtij avancimi po thuhet se një faktor tjetër është garanti më i fortë i zgjedhjeve të lira.

“Nuk garanton proces të lirë dhe demokratik. Nuk varet e gjitha nga kjo anë, varet nga subjektet politike dhe komisionerët e tyre, të cilët në ditën e zgjedhjeve kenë rol të jashtëzakonshëm”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se në fazën e ardhshme KQZ do të verifikojë komsionerët dhe vëzhguesit që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor të 3 nëntorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.