Fundamenti

Daka: Nëse Kosova lyp ndihmë për zgjedhjet në veri, do të ishte kthim mbrapa

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se Kosova ka mundësi vet t’i organizojë zgjedhjet në veri.

Ajo e konsideron si kthim prapa nëse do të kërkohej ndihmë nga ndërkombëtarët për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.“Ajo do të jetë vlerësim gjithsesi i KQZ-së, jo i mi , natyrisht ky është mendim i i mi personal po gjithsesi do të ishte kthim prapa sepse Kosova e ka arritur një standard në organizimin e zgjedhjeve, standard që e kanë vlerësuar të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë ndërkombëtare dhe do të ishe besoj hap i gabuar që tash të kthehemi në një pikë ku kemi qenë shumë kohë më parë”, tha ajo.

Tashmë po punohet në krijimin e një udhëzimi administrativ që i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë.

Hidromorava

E pyetur nga RTV21 se a a mund të jetë ky udhëzim një bazë ligjore për ta sfiduar sistemin në përgjithësi, Daka tha se nuk e konsideron si të tillë.

“Udhëzimi administrative mund vetëm ta përcaktojë procedurën se si do të zhvillohet mbajtja apo mbledhja e nënshkrimeve për peticion por nuk mund të krijojë bazë të re ligjore .

Ajo ka qenë vlerësimi asaj ministrie, ata e konsiderojnë por gjithsesi ai udhëzim administrative mund të rregullojë vetëm procedurat asgjë tjetër. Nuk mund të jep më shumë kompetenca se ato që janë të përcaktuara me ligjin përkatës “, tha Daka.