Fundamenti

Daka: Më 2017 kemi bërë punë të shkëlqyeshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Jam e vetëdijshme se ne nuk jemi të përkryer dhe do të ishte pretendim i madh të synohej kjo. Por, në punën tonë gjithmonë udhëhiqemi nga ideja për përparim nga një proces zgjedhor në tjetrin, thotë kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

Për herë të parë sivjet ndodhi që ende pa përfunduar një proces zgjedhor – zgjedhjet qendrore – të nis procesi tjetër i zgjedhjeve lokale.

“Në të kaluarën kemi organizuar së bashku zgjedhjet parlamentare dhe lokale, por kësaj radhe ka qenë një përvojë më ndryshe, pasi kemi kaluar nga një proces zgjedhor (zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit) në një proces tjetër zgjedhor (zgjedhjet lokale në vjeshtë). Sigurisht se ka qenë e mundimshme në aspektin organizativ, por sot jemi krenarë se po e përmbyllim këtë vit me sukses”, ka thënë ajo. “Pa dyshim se organizimi i zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse për një shtet, qoftë i madh apo i vogël, por mund të them se Kosova tashmë ka traditë të çmuar në këtë drejtim”.

HW

E pyetur për ta vlerësuar punën e saj më 2017, Daka tha: “Është bërë punë e shkëlqyeshme”.

“Së shpejti si institucion do të kemi mësimet e zëna nga proceset zgjedhore të 2017-ës, të cilat do të na shërbejnë në orientimin e punës tonë në të ardhmen. Gjithashtu, tashmë kemi hartuar Planin e Punës për vitin 2018, që do të miratohet së shpejti, dhe i cili parasheh mjaft angazhime përmes së cilave synojmë të avancojmë edhe më shumë si institucion”, ka thënë Daka. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.