Fundamenti

Daka: Kryetarët do të zgjidhen, pavarësisht daljes së ulët të votuesve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kryetarët e komunave në Veri do të zgjidhen pavarësisht numrit të vogël të votuesve.“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, ka deklaruar ajo për REL.

Se çfarë ndodh nëse përqindja e daljes është e ulët, u pyet edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë që u mbajt pak më parë.Elezi tha se në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe atë për Zgjedhjet Lokale nuk specifikohet se sa duhet të jetë përqindja minimale që rezultatet të certifikohen nga KQZ.

Eco Higjiena

“Sa i përket çështje së pjesëmarrjes, natyrisht që KQZ inkurajon qytetarët me të drejtë vote që të shprehin vullnetin e tyre dhe siç e kemi sqaruar në shumë raste të ditëve të kaluara, as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është specifikuar se sa duhet të jetë përqindja minimale e pjesëmarrjes në zgjedhje që rezultati të certifikohet nga KQZ”, tha Elezi.

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit.