Eko Higjiena

Daka: KQZ e gatshme për zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Duke parë situatën politike dhe bllokadën nëpër të cilën po kalon Kuvendi tash e disa muaj, bashkë me pretendimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se ky institucion do të jetë i gatshëm për t’i organizuar zgjedhjet, nëse thirren ato.

“Nëse zgjedhjet shpallen, ne do t’i organizojmë ashtu siç edhe është obligim kushtetues i KQZ-së. Nëse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme, është e paraparë me kushtetutë 30 deri në 45 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve”, tha Daka për KALLXO.com.

Megjithë gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme në rast nevoje, Daka tha se ky vit nuk është vit zgjedhor.

“Ne nuk kemi ndonjë paralajmërim. Për KQZ-në ky vit është një vit jo-zgjedhor, nuk kemi asnjë paralajmërim, asnjë kërkesë nga askush”, tha Daka.

FIDANISHTJA

Ajo gjithashtu tha se nëse zgjedhjet e parakohshme shpallen, do të kërkojnë buxhetin për organizimin e tyre.

“Nëse ndodh ne veprojmë ashtu siç e parasheh ligji, kërkojmë buxhetin nga qeveria dhe pastaj natyrisht që qeveria vendos. Ne jemi të gatshëm në momentin që shpallen zgjedhjet, nga ai moment e dimë se sa ditë na ka lënë Presidenca dhe fillojmë përgatitjet”, tha Daka.

Koalicioni që po qeverisë vendin, PDK-LDK, vazhdimisht kanë përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, përkundër kërkesave të opozitës, duke thënë se do të qojnë deri në fund mandatin e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.