Hidromorava

Daka: Kësaj radhe “sytë katër”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, nuk e sheh të lehtë procesin e sivjetmë zgjedhor për shkak të kohës së shkurtër, ndërsa veriu i Kosovës sërish, sipas saj, është sfidë në vete për KQZ-në.

Daka në intervistën dhënë “Zërit” thotë se në veriun e Kosovës KQZ-ja do të jetë më shumë e angazhuar, ndërsa do t’i koordinojë punët edhe me OSBE-në, e cila kësaj radhe do të luajë rolin kryesisht lehtësues.

Kryetarja e KQZ-së thotë se edhe në veriun e “rebeluar” do të jenë aktiv njerëzit e emëruar nga KQZ-ja, ndërsa gjithë procesi do të mbikëqyret nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa, zgjedhjet me ligjin e vjetër, sipas saj, nuk përbëjnë problem për KQZ-në.

Fundamenti

Zëri: Si po ecën procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 8 qershorit 2014?

Daka: Nga ato që i kemi deri më tash procesi i përgatitjes është duke ecur jashtëzakonisht mirë./zeri/