Hidromorava

Daka: Dorëheqja e kryetarëve në veri, mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se mënyra e vetme dhe më e drejta për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri do të ishte që kryetarët aktual në katër komunat në atë pjesë të Kosovës të dorëzojnë mandatet e tyre.

Daka tha se edhe dorëheqja me presion do te nënkuptoni shkelje ligjore.

“Natyrisht se dorëheqja është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e shpalljes së zgjedhjeve të reja, sepse në momentin që kryetarët do të jepnin dorëheqje, do të fillonin procedurat ligjore për shpalljen e zgjedhjeve dhe do të vazhdonin ashtu siç janë mbajtur edhe më herët. Megjithatë, dhënia e dorëheqjes duhet të jetë një akt vullnetar i kryetarëve të komunave, sepse në të kundërtën, çdo dhënie e dorëheqjes në mënyrë të pavullnetshme do të konsiderohej shkelje dhe se ata kryetarë nën presion kanë dhënë dorëheqje”, deklaroi Daka, për RTV21.

Ish-kryetarja e KQZ-së tha se para se të vendoset për zgjedhje të reja, “duhet të gjendet një marrëveshje politike”, pasi sipas saj, mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhje do të sjellë të njëjtën situatë sikur pas zgjedhjeve të prillit.

ARKATANA

MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri
Lexo po ashtu
MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

Ky grup punues mbështetet nga Kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ deri me 1 shtator 2023.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.