UBT

Daka: Brenda dhjetë ditësh do të publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dhjetë ditësh do të publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nacionale. Kjo shtyrje, sipas saj, ka ardhur për shkak të rinumërimit t kutive të votimit.

Prej 2374 kutive të votimit, 440 janë në proces të rinumërimit. Kjo ka ndikuar që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nacionale të shtyhet edhe për të paktën dhjetë ditë.

Kryetarja e KQZ’së, Vakdete Daka, në një intervistë për Express, ka thënë se mospërputhja e të dhënave në formularët e rezultateve i ka detyruar t’i hyjnë procesit të rinumërimit.

“Prej 2374 kutive, 440 po rinumërohen”, ka treguar Daka.

“Rezultatet e fundit dalin pasi të rinumërohen kutitë dhe të dhënat futen në sistem do të dalin rezultatet finale. Nuk po mund të them saktësisht, përafërsisht edhe dhjetë ditë publikohen rezultatet përfundimtare sepse nuk mund të them fiks, sepse procesi i rinumërimit po vazhdon. Sa probleme hasin aty gjatë rinumërimit nuk mund ta parashikojmë sepse s’dihet se ç’farë problemet do të dalin gjatë procesit. Rinumërimi po ndodh për shkak të mospërputhjeve”, ka shtuar ajo.

Përgjegjësja e procesit zgjedhor ka deklaruar se pas publikimit të rezultateve përfundimtare do të jetë një kohë prej 24 orësh për ankesa prej partive politike dhe kandidatëve që kanë garuar në zgjedhje.

Uji Dea

“Pas rezultateve i shpallim rezultatet finale dhe u japim mundësi atyre që nuk janë të kënaqur me anaku brenda 24 orëve edhe pastaj Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kryen punën e vet”.

Ndryshe, procesi i rinumërimit të votave po ndodh pasi në shumë formular ka mospërputhje të të dhënave. Të dhënat e deritashme kanë treguar se ka vota te kandidatët ndërsa të partitë e tyre jo dhe e kundërta.

Kjo ka ndikuar që të rinumërohen një numër kaq i madh i kutive të votimit. Derisa, disa parti kanë paralajmëruar se do të kërkojnë rinumërim të tërësishëm të votave, pasi dyshojnë se ka pasur manipulime gjatë procesit të numërimit. Numërimi i parë i votave ka ndodhur në qendrat e votimit nga komisionarët, të cilët duket se kanë gabuar gjatë numërimit.

Sidoqoftë, Valdete Daka thotë se gjithçka po shkon sipas planit pavarësisht se ka pak vonesa në publikimin e rezultatit përfundimtar.

“Nuk kemi asnjë pengesë dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit. Fakti, se kemi mospërputhje të të dhënave na ka detyruar të bëjmë rinumërimin. Përndryshe, po mos të ishte rinumërimi, rezultati përfundimtar do të publikohej më herët”./express/