Uji Dea

Dajak mes shqiptarëve dhe italianëve për… një ëmbëlsirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Mospëlqimi i një ëmbëlsire në një lokal në Ragusa të Italisë, është kthyer në një mollë sherri mes disa vendasve dhe disa shqiptarëve, të cilët janë përleshur duke plagosur 3 persona, mes tyre dhe një vajzë.

Grupi i të rinjve shqiptarë dhe italianë, të cilët u ankuan për ëmbëlsirën, u tërbua teksa të rinjtë e Ragusës, u hodhën në mbrojtje të vëllait të pronarit të lokalit. Videoja tregon pjesëmarrësit në këtë grindje të dhunshme që përdorin shkopinjtë, karriket, shkelmat e grushtat për të goditur njëri tjetrin.

Por ajo që e vuajti më shumë ishte një vajzë, e cila në përpjekje për të ndarë të rinjtë mes tyre, u godit keq dhe përfundoi në tokë me të çara që do t’I mbeten shenja të përhershme. Sherri përfundoi menjëherë pasi të rinjtë dëgjuan sirenat e policies dhe u shpërndanë me shpejtësi.

Fundamenti

Policisë ju deshën disa muaj, që nga datë 16 prill kur u regjistrua grindja e dhunshme për të identifikuar personat përgjegjës për këtë grindje masive. Në pranga përfunduan një italian 28 vjeç, C.F, një shqiptar me inicialet A.V., 20 vjeç dhe një tjetër i ri shqiptar Z.V., 27 vjeç.

Dhe të mendosh që grupi i shokëve ishte mbledhur në lokal për të festuar një ditëlindje…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.