Daja

Nga Arben Kurteshi

Familja e Ilirit e kishte shitur shumicën e pasurisë për t‘ja mundësuar djalit studimet e ekonomisë në Amerikë! Iliri, një djalë tepër i zgjuar që po studionte në Amerikë, në një ndër universitetet më të famshme amerikane, kishte ardhur për dy javë pushim në Kosovë. Të nesërmen Iliri bashkë me nënën e tij shkuan te Daja për ta vizituar. Daja e priti nipin dhe motrën e tij ashtu siç i ka hije me të gjitha „sajgitë“ e ushqimet tradicionale, bile edhe me bakllavë!

Iliri një djalë shumë i pashëm dhe i zhvilluar po i tregonte dajës se jo vetëm që po studionte, por ai tashmë me grupin e tij studiues kishin zbuluar një metodë se si një vend mund të zhvillohet më shpejt në mënyrë rekorde dhe se Iliri këtë metodë e kishte ligjëruar në disa qytete amerikane dhe se dy qytete kishin filluar implementimin në praktik me sukses! Daja dhe e tërë familja po e dëgjonin Ilirin me vëmendje se si ky djalë aq i zgjuar po tregonte për zbulimin e tij.

Daja një militant i pakrahasuar i një partie politike i lindi një ide, dhe iu drejtua Ilirit ! Ilir shumë mirë kishte me qenë që kjo ligjëratë të mbahet edhe në Prishtinë? Iliri pa ngurruar tha po Dajë, s‘ka gjë mund ta mbajë! Daja ju drejtua prapë Ilirit, po Ilir, por mirë kishte me qenë që unë të ligjëroj, prezantoj, ti të ma shkruan dhe unë e prezantoj! Iliri pak se u habit, shikoi kah nëna e tij, edhe ajo i tha Ilirit, po djali im, i kishe ndihmuar shumë Dajës me këtë ligjëratë, ndoshta e gjen një punë më të mirë Daja! Iliri pak si në huti tha, s‘ka problem unë e di mirë metodën, vet e kam zbuluar, unë ta shkruaj në 4 faqe ligjëratën shkurtimisht dhe ti e mëson dhe mund ta prezantosh. Daja e informoi partinë, organizuan tubimin në Prishtinë në një sallë të madhe u mblodhën shumë njerëz , udhëheqësit e partisë dhe Iliri ishin në rendin e parë.

Daja prezantoi metodën mbasi e kryeti ligjëratën, një person nga publiku bëri një pyetje rreth metodës. Daja e dëgjoi me vëmendje personin nga publiku, pasi nuk diti përgjigje , i ju drejtua atij dhe i tha! I nderuar përgjigjen e kësaj pyetje të thjesht e di secili në publik, pos jush, Daja i tha unë do të ja jap dikujt në publik këtë pyetje që të përgjigjet, beri me gisht drejt Ilirit, a mundeni ju djalë i ri të përgjigjeni. Iliri u zgjua në këmbë u përgjigje saktë dhe besueshëm dhe u ulë. Daja i tha personit që e bëri pyetjen a e dëgjove, askush më nga publiku nuk bëri pyetje, nga ngurrimi! U mbyllë tubimi. Iliri pas dy ditëve shkoi për Amerikë, parisë filloi t`i rritet elektorati pas tubimit, Daja u shpërblye nga Partia me vendin e Ministrit të Ekonomisë në Qeveri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).