Fundamenti

DailyMail: Kosova në FIFA – Januzaj në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

E ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt sot ka shënuar një hap të rëndësishëm tani që FIFA i ka dhënë leje zyrtare Kosovës që ta formojë kombëtaren e vet.

Anglia e ka shikuar mundësinë e rekrutimit të 18-vjeçarit në anën e Roy Hodgson në momentin që ai do ta mbushte kushtin prej pesë vjetësh qëndrimi në Britani, por besohet se Kosova, prej nga vjen edhe babai i Januzajt, do të jetë preferenca e tij.

Mbetet të shihet se cilën kombëtare do ta përzgjedh Januzaj përfundimisht, por FA duhet të bëjë shumë që ta bind mesfushorin e Manchster United që ta veshë fanellën e Anglisë, transmeton Koha.net.

Januzaj, i cili ka qenë një prej performuesve më prominent të David Moyes gjatë gjithë sezonit, ka thënë se është i përkushtuar që “ta bëjë Kosovën krenare”, ndërkaq babai i tij i ka përjashtuar mundësitë që ai të luajë për Belgjikën, Shqipërinë a Turqinë.

Eco Higjiena

Një fushatë për pranimin e Kosovës në FIFA ka nisur që nga viti 2012, ndërsa javën e kaluar Blatter u takua me Fadil Vokrrin, presidentin e Federatës kosovare të Futbollit. Ndërkaq, FIFA vetëm sot ia ka plotësuar Kosovës këtë dëshirë.

Megjithëse shteti i Kosovës ende nuk lejohet që të merr pjesë në ndeshje garuese, qysh nga tani mund të paracaktohen miqësore.

Blatter ka thënë: “Vendimi i marr nga FIFA është një shtytje e madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe konfirmon edhe njëherë fuqinë e jashtëzakonshme të sportit tonë për t’i bashkuar njerëzit”.