“Daily Telegraph”, në shtëpinë e Enver Hoxhës

“Pushimet në zona ku kalërohet, shpesh janë një rutinë e këtillë: në mëngjes e pasdite kalëron, në drekë shkon në piknik, kamping në mbrëmje dhe darkë nën yje, por Shqipëria është një vend i papritur”. Ky është përshkrimi që u bëhet pushimeve në Shqipëri, në një artikull të botuar dje në “Daily Telegraph”, publikuar në shqip nga “Gazeta shqiptare”. Udhëtimi mbi kalë, në gjurmët e Lord Bajronit në jug ka marrë tashmë përmasa të tjera.
Minty Clinch e “Daily Telegraph” eksploron Shqipërinë siç e pa Lord Bajroni, hipur mbi kalë. Ashtu si në kohën e poetit, vendi ka mbetur i paeksploruar, një tokë miqësore e plot me surpriza.
Më poshtë, ajo përshkruan rrugët, fshatrat e kishat që ka parë.
Ndërsa termometri i kalonte të 40 gradët, ne morëm rrugën malore për në Hoshtevë. Gurët e bardhë reflektonin diellin e drekës ndërsa ne lidhëm kuajt pranë një kishe ortodokse të bukur, matanë së cilës kishte një bar-kafe. Në një vend të tillë, as që guxuam të shpresonim për kondicioner. Por, mrekullia e mrekullive, e gjetëm freskinë. Shijuam si asnjë herë tjetër, Birra Korça dhe koka-kola, në hijen e një verande.
Me këtë rast, grupi ynë i përbërë nga një kalorës britanik – një bankier dhe gruaja e tij, një tregtar antikash dhe një punonjës social – ishte në avantazh me grupin e Lord Bajronit që kishte me vete vetëm mikun e tij të Kembrixh, John Cam Hobhouse, pionierë të kalërimit për një kohë të gjatë në malet e Shqipërisë jugore më 1809-ën. Në kohë paqeje, çifti i rastësishëm do të kishte bërë një tur përmes Francës dhe Italisë, por luftërat e Napoleonit i çuan në një aventurë më ambicioze, duke filluar me shtëpitë e Lisbonës, udhëtim në anije me vela përgjatë Mesdheut në Greqi dhe kalërim në veri të Tepelenës, drejt shtëpisë së despotikut Ali Pasha, që doli të ishte një bujar i madh.
Për Bajronin rëndësi të madhe kishte Dragomani (udhërrëfyesi). “Ai duhej të siguronte strehimin, ushqimin, kuajt dhe kushte të tjera”. Ne kemi pasur udhërrëfyesin tonë, z.Auron Tare, rezident në Michigan, por i lindur në shtresat e larta të shoqërisë shqiptare në Gjirokastër, një qytet i fortifikuar që është futur në UNESCO.
Shqipëria, pavarësia e së cilës u garantua nga Traktati i Londrës më 1913-ën, pretendon se është vendi i vetëm në botë i rrethuar nga territori i vetëligjshëm. Nëse duhen besuar njerëzit, toka ku është vënë kufiri është rrëmbyer gjatë shekullit të kaluar nga fqinjët e saj, aktualisht Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Çfarë mbetet, është një vend me një popullsi prej rreth tre milionë, 70 për qind myslimane, pjesa tjetër e krishterë: ortodokse dhe katolike. Shqipëria ka plazhet më të paprekura në Mesdhe e në Evropë dhe një numër të madh lavazhesh për makina. Nuk është rastësi që shumë prej shqiptarëve emigrantë në Britani, bëjnë pikërisht këtë punë.
Në mesin e shekullit 20-të, Enver Hoxha, një tjetër djalë i elitës së Gjirokastrës, e shtypi vendin shumë keq. Diktatori stalinist sundoi me një grusht të hekurt nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Pesë vjet më vonë, Shqipëria ka themeluar demokracinë e brishtë që ekziston sot.
Ndonëse trashëgimia brutale e Hoxhës vazhdon me politika autoritare dhe përbuzje ndaj sundimit të ligjit, vendi tani i mirëpret ngrohtësisht vizitorët, ashtu siç bëri në ditët e Bajronit.
Pasi vizituam kështjellën mesjetare në Gjirokastër dhe vendlindjen e shtëpinë luksoze të Hoxhës, Auroni na çoi në jug, në drejtim të Greqisë, ku takuam edhe Fuatin e Gusin që merreshin me mbikëqyrjen e kuajve të guximshëm. Plot gjallëri, Auroni shkarkon nga “Land Cruiser”-i gjërat që i duhen dhe i vë mbi kurriz.
Një ditë, kaluam poshtë pemëve të selvisë në manastirin bektashian në Melanit për të ‘takuar’ Dervishin tonë të parë. Ky, nuk është fryt i imagjinatës popullore, por një njeri mistik që kishte përqafuar jetën e bektashianit beqar në vitin 2000, në moshën 15-vjeçare.
Tani me një mjekër të rritur, i veshur me rroba të bardha, të mëndafshta në vija-vija jeshile dhe ari, Myrtezai jeton me nënën e tij në një manastir me pamje nga lugina e lumit Drino. Peizazhi i malit është ‘ndërprerë’ në mënyrë dramatike nga një kullë metalike. Në epokën moderne, jetesa arkaike e Dervishit, e vë theksin tek studimi dhe lutja.
Në Libohovë, një fshat i madh i dominuar nga fortifikimet osmane, poshtë një peme 250-vjeçare, strehohet tarraca e restorantit të vetëm të zonës. Ashtu si Bajroni? Mbase!
Historia insiston se nga aty ai shkoi në destinacionin tonë të ardhshëm, në sajtin e lashtë të Antigonesë, edhe pse ai nuk do të ketë njohur atë, meqë gërmimet që sollën zbulime arkeologjike, nuk kanë filluar më herët se në vitet e gjashtëdhjeta.
Rrënojat e një qyteti të madh tregtar grek, themeluar nga mbreti Pirro i Epirit në 295 Para Krishtit dhe djegur nga romakët një shekull më vonë, janë fokusi i një Parku Arkeologjik Kombëtar të mbajtur mirë. Siç duhet të bëjë një Drakoman i mirë, Auroni kishte marrë leje që të ngrinim kampingun aty. Ndërsa ne kalëronim, ai kishte shkuar për pazar. Do të kthehej prej andej me “Land Cruiser”-in të ngarkuar plot me rosto pule të ngrohtë, byrek, bukë të freskët, fruta dhe pije të ftohta.
Në Shqipëri, fshatrat, të ndërtuar në kodra, me mure e çati të prera prej gurësh, janë të padukshëm derisa ju udhëtoni në atë anë. Në shumë prej tyre, ne gjetëm kisha ortodokse, shpesh të restauruara shumë keq, por me ikona të ndriçuara nga llamba që rrezatonin në ambientet e errëta. /Indeksonline/