Fundamenti

‘Daily Mail’ me vlerësim të ashpër për Granit Xhakën në humbjen e Arsenalit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar Granit Xhaka është duke rrezikuar të humbasë vendin në përbërjen startuese të Arsenalit, pas paraqitjes së dytë rresht jo të mirë te klubi londinez.

Xhaka të shtunën në humbjen 3:2 ndaj Chelseat së bashku me Mesut Ozilin janë vlerësuar si më të dobëtit në fushë. Xhaka u notua nga gazeta “Daily Mail” me notën 4.5 nga dhjetë sa është maksimalja.

Xhaka u zëvendësua pas pjesës së parë nga trajneri Unai Emery, ndërsa ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Uji Dea

Në vend të Xhakës u aktivizua transferimi i ri i Arsenalit, Lucas Torreira, që dha një paraqitje më bindëse.

“Humbi topin me prekjen e parë. U ndëshkua me të verdhë. U zëvendësua pas pjesës së parë”, ka komentuar Daily Mailpër Xhakën, duke shtuar se pati “45 minuta shokuese”.

Xhaka edhe ndaj Manchester Cityt u kritikua për paraqitjen e tij. Ndërkohë mesfushori uruguaian Torreira, që erdhi këtë verë nga Sampdoria për 30 milionë euro, tani është duke ia rrezikuar vendin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.