United Hospital

‘Daily Express’: Sulmuesi që mund t’i bashkohet Kosovës, kërkohet nga katër klube angleze

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Hibernian FC do ta ketë shumë të vështirë që ta mbajë Florian Kamberin në skuadër pasi katër klube angleze janë të interesuara për futbollistin nga Kosova.

Siç raporton “Daily Express”, Brenford, Portsmouth, Middlesbrough dhe Swansea City synojnë transferimin e 24-vjeçarit, shkruan Zëri.info

Brenford pritet të mbesë pa yjet e skuadrës si Neal Maupay dhe Ollie Watkins, ndërkaq klubi është vënë në treg për një blerje ideale.

Mobi Casa

Derisa klubet e Ligës së Dytë Angleze e duan Kamberin, Hibs ia ka vendosur një çmim prej 2 milionë funte.

Ish-futbollisti i Grasshoppers është pjesë e skuadrës skoceze nga vera e kaluar, derisa edicionin e kaluar ka zhvilluar 43 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime.

Në nivel ndërkombëtar, Kamberi ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë, por më herët është raportuar se ai është i gatshëm të luajë për Kosovën./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.