ARKATANA

Dafina Zeqiri nominohet për çmimin e rëndësishëm të eksportit muzikor nga Qeveria Suedeze

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, më shumë se një dekadë më parë la Suedinë për t’u zhvendosur në Kosovë.

Mirëpo pavarësisht sukseseve të saj në tregun shqiptar, duket se vlerësimet nuk mungojnë edhe në vendin skandinav.

Ajo së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Dafina është nominuar për Çmimin e Eksportit të Muzikës, që do t’i jepet artistit më të mirë që është shtetas suedez, por që karrierën dhe sukseset i ka arritur jashtë kufijve.

Mobi Casa

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postimin e ministres suedeze.

E lumtur për këtë sukses, Dafina e ndau njoftimin me ndjekësit e saj në Instagram, duke falënderuar Qeverinë e Suedisë për këtë nominim.

“E nominuar së bashku me artistë të mahnitshëm, frymëzues si: Ludwig Goransson, Garmarna, Nea dhe Oscar Holter është një bekim i tillë! Dhe do të doja të falënderoja Musicexport suedez 2020 për njohjen e punës sime, pa ÇMIM”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

I nominuar në po të njëjtën kategori gjendet edhe Oscar Holter, i cili është producenti që ka kompozuar mega hitin “Blinding Lights”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.