ARKATANA

Dafina Zeqiri në përmbyllje të vitit 2022: Faleminderit që më jepni mundësinë që përmes muzikës të ndaj jetën time me ju

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja Dafina Zeqiri po përmbyll një vit jashtëzakonisht të suksesshëm.

Projekte të shumta solo, bashkëpunime, koncerte e sukses të tjera, kënëgtarja ishte padyshim kryefjala e këtij viti.

Në vitin që po hyjmë, Dafina shënon plot 16 vite karrierë dhe për këtë artistja është shprehur falënderuese përmes një shkrimi në Instagram.

Bashkangjitur me disa imazhe, Dafina tha se shpreson që në vitin 2023 të jetë më miqësor për të gjithë, e të ndihmojë ata që kanë më së shumti nevojë.

Mobi Casa

Autorja e hitit “Duro” u ndal edhe tek shëndeti mendor, duke thënë se ai nuk zgjedhje por fakt që ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme.

Postimi i plot i Dafina Zeqirit:

Viti 2023 shënon plot 16 vite të karrierës time, po realisht më duken si 8 vjet! Jam jashtëzakonisht falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë përkrahjen që i jepni artit, performancave dhe videoklipeve të mia! Faleminderit që më jepni mundësinë ku përmes muzikës të ndaj jetën time me ju!

Shpresoj që viti 2023 të jetë më miqësor për të gjithë ne e në veçanti të ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë sepse shëndeti mendor nuk është zgjidhje por fakt që ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.