Dafina paralajmëron klipin e ri “iAM”
Dafina Zeqiri ka paralajmërar se së shpejti do të lansojë videoklipin e saj më të ri të titulluar “iAM”. Këngëtarja së fundi publikoi “MSD”, një bashkëpunim me reperin Gjiko, e cila ka mbledhur rreth 600 mijë klikime brenda dy javësh.
Por, në disa fotografi të postuara në Facebook, Duffy ka treguar se ajo tashmë ka të përfunduar edhe videoklipin e ri, transmeton Telegrafi.
Edhe pse nuk ka dhënë datë të saktë të lëshimit, Dafina ka thënë se video do të publikohet së shpejti.

