Dafina kundërpërgjigjet me “Time Out”

Singëli “Time Out” e këngëtares Dafina Zeqiri sapo është plasuar në tregun muzikor dhe menjëherë kanë filluar komentet nga më të ndryshmet për këtë projekt.
Mirëpo sipas burimit të gazetës me anë të kësaj kënge Dafina i kundërpërgjigjet ‘dushmanëve’ të saj të cilët vazhdojnë të flasin keq për të.
Ajo në tekstin e kësaj kënge të cilën e ka thurur vetë, tregon për fillimin e karrierës dhe për shumë njerëz të cilët kanë dashur të bëhen pjesë e suksesit të saj dhe pikërisht prej këtyre njerëzve kanë dalë shumë thashetheme dhe spekulime për vetë këngëtaren.
Por tash ka ardhur koha që Dafina vetë të tregoj origjinalitetin e saj se kush është ajo në realitet. Ka gjasë që kësaj kënge Dafina t’ia realizoj edhe videoklipin.K.B