UBT

Daçiq: Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Beograd – Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të shpëtojë.

Daçiq i ka thënë parlamentit të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën, transmeton REL.

Duke folur derisa ligjvënësit debatonin për një rezolutë që bën thirrje për autonomi për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo qeverisje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, Daçiq tha të shtunën se “sovraniteti serb” në Kosovë është “praktikisht jo-ekzistent”.

Uji Dea

Qeveria e Daçiqit e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së.

Por, Daçiq ka sinjalizuar një qasje më pragmatike për Kosovën, derisa Beogradi po kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.