Mobi Casa

Dacic: Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në darkën punuese që ka zgjatur dy orë e gjysmë, janë biseduar temat që kanë të bëjnë me jetët e serbëve në Kosovë. Biseda u zhvillua në një ton serioz, me një shtrëngim joformal duarsh në fund, shkruajnë mediat e Beogradit.

Kryeministri Ivica Dacic ka thënë se takimi ka zgjatur dy herë më shumë se ç’kanë pritur. Ndërsa, nuk është folur për “çështjen e statusit”.

Ai thotë se në Bruksel nuk ka pasur asnjë shaka, ndërsa në darkë nuk ka konsumuar shumë ushqim, që të jetë i koncentruar në bisedime.

ARKATANA

“Na shërbyen me paragjellë, e pastaj me supë perimesh. Si pjatë kryesore ishte mishi i viçit me garniturë. Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe. Unë nuk pi kurrë alkool, sidomos jo në situata të tilla të rëndësishme. Pastaj na shërbyen me pemë dhe desert. Vërtetë, nuk e di se çka kishte nga ëmbëlsirat në meny, e as nuk kam shikuar se çka shërbejnë”, ka thënë Dacic, transmeton “Press”.

Ata janë pajtuar për t’u takuar prapë, ndërsa në fund kanë shtrënguar duart. Kjo për Dacicin nuk ka asnjë kuptim spektakolor, veçse përshëndetje e rëndomtë, sepse “shtrëngimi i duarve në formën e protokolleve me simbole shtetërore nënkupton diçka tjetër”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.