Daci thotë se ka 30 për qind aksione në marrëveshjen AAK-LDK-NISMA
Nexhat Daci, kryetar i LDD’së thotë se në marrëveshje me AAK’në thuhet se 30 për qind të të drejtave dhe përgjegjësive i takojnë LDD’së dhe 70 për qind AAK’së.Kështu ai thotë se kjo pjesë përfshihet në marrëveshjen e nënshkruar në mes tij dhe Ramush Haradinajt, në koalicionin parazgjedhor.
Shpresoj fuqishëm që lideri i AAK’së do të reflektojë konform marrëveshjes së nënshkruar, të ndajmë të mirat dhe të këqijat bashkërisht, rezultatin që kemi arritur”, tha Daci në një intervistë për televizionin Rrokum.
Ai tha se duhet pritur rezultatin përfundimtar por se sipas tij, koalicioni me AAK’në nuk mund të quhet i suksesshëm.
Daci tha se LDD ka sakrifikuar shumë për t’i ndihmuar Ramush Haradinajt, të cilin ai e quajti “mik të madh” të tij.
Sipas Dacit elektorati i LDD’së nuk e ka pritur mirë heqjen e akronimit të LDD’në në zgjedhje në koalicion me AAK’në.
Ndërkohë duke folur për LDK’në tha se garnitura aktuale e saj nuk ka fare frymë rugoviane dhe se qëllim kryesor ka pushtetin dhe jo të qenit lider.
“Unë nuk dua të përgjigjem në këtë sepse është pjesë e LDK’së me e studiu këtë fenomen”, tha Daci i pyetur nëse Isa Mustafa është i duhuri për të udhëhequr një LDK të bashkuar.
“Hap shumë i rëndësishëm demokratik por si hap shumë i vonuar”, tha Daci, për koalicionin e opozitës.
Ai tha se përkrah fuqishëm Haradinajn si kryeministër. Tha se kishte informacion për marr1%veshjen e opozitës.
“Unë kam pasur informacionin burimor, sepse kam shkuar atë mëngjes në zyrën e Ramushit, unë i kam shprehur vlerësimet e mija që është rrezikuar shumë edhe LDD’ja dhe familja ime por se është e mirë”, tha Daci, derisa tha se për tjerat vazhdon ta përkrah Haradinajn si kryeministër.
Daci tha se marrëveshja është demokratike por se duhet pritur çertifikimi i rezultateve pasi siç tha në Kosovë “transferet janë të lira’ dhe mund të ketë ndryshime.
Nëse qëndrojnë prapa vendimit të tyre tha Daci, opozita mund të krijoj qeverinë.
Duke folur për liderin e PDK’së Hashim Thaçi, Daci tha se duhet menduar për atë se nuk gjeti askënd për koalicion.
Ai tha se me dialog ‘Thaçi rrëshqiti” sa i përket sovranitetit.


