Mobi Casa

Daci: Thaçi, pas vdekjes së Rugovës, lider i pa konkurrencë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, në emisionin “Info Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se si pozita, ashtu edhe opozita kosovare janë pozicionuar në mënyrë të gabueshme në raportet me zhvillimet që po ndodhin në vend.

Sipas tij, pozita është në rrugë të gabueshme sepse po tenton që përmes numrave dhe kontrollimit të gjitha institucioneve t’i arrijë qëllimet e saj, derisa opozita, e një vendi të dalë nga lufta, po i tejkalon normat e demokracisë.

“Bashkësia ndërkombëtare pas vdekjes se ish-presidentet të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ka pasur rolin prijës në caktimin e drejtuesve të posteve kryesore në Kosovë. Zakonisht zgjidhen emrat që dirigjohen lehtë nga ndërkombëtarët”, ka theksuar Daci, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai ka thënë që prej kohës kur ka vdekur Rugova, dëshiron dikush ose jo, Hashim Thaçi, është i pa konkurrencë dhe lideri numër një.

“Ka krijuar përvojë – qoftë pozitive ose negative. Këtë duhet thënë haptazi. Ai ka një aftësi të veçantë për t’i menaxhuar kundërshtarët e vet”, ka shtuar Daci. /Telegrafi/