Fundamenti

Daci: Mos e lëshoni Kosovën!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lideri i LDD-së, Nexhat Dacit, në një mbledhje të kryesisë dhe degëve të partisë së tij, e ka vlerësuar të pasuksesshëm në shumëçka vitin 2014 në Kosovë. Në një komunikatë për media të LDD-së, njoftohet se Daci ka ftuar rininë që të mos largohet nga Kosova, por edhe mos të durojë politikisht.

“Jemi në fundvit, vit i cili për shumëçka mund të vlerësohet i pasuksesshëm në segmentet strategjike, vit i humbjes së shpresës, veçmas në 6 muajt e fundit”, ka thënë Daci.

Sipas tij, është e mjerueshme që 15 vjet në liri dhe pothuajse 7 vjet në pavarësi të përsëriten skenat e ikjes së rinisë. “Ne ishim optimistët më të mëdhenjtë në botë dhe pas luftës në kohë rekorde u kthyem rreth 1 milion shqiptarë në Kosovë, ndërsa sot prapë shohim skenat e ikjes”.

RCCOLA

“Andaj, i bëj thirrje rinisë studentore e cila në Kosovë ka arritur të gjitha fitoret që nga protestat e ’68 e ’81 dhe protestat e viteve ’90, si dhe luftën çlirimtare, dhe sot ajo forcë ka marrë kahe tjetër, rrugën e lëshimit të Kosovës”.

Ai tha se “po harrojmë që prona është e atyre që e punojnë (lëvrojnë) e jo e atyre që e posedojnë me letra. Në fakt një pjesë e tyre po ikën se nuk duan të punojnë tokën e tyre”.

“Unë i bëj thirrje rinisë studentore që të jetë e unifikuar dhe bëj ftesë që rinia të mos shpërngulet e të mos e lëshojë atdheun dhe gjithashtu të mos durojë politikisht. Sepse me mosveprim e kemi shndërruar Universitetin në pjesën më të zymtë tonën”, ka deklaruar Nexhat Daci.