Fundamenti

Daci: Lugina ka mbetur vetëm

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci, thotë se është obligim moral i Tiranës dhe i Prishtinës zyrtare që të bëjnë më shumë për Luginën e Preshevës, pasi që, siç thotë ai, kjo e fundit në vazhdimësi ka qenë gardiani kryesor i mostkurrjes së trojeve shqiptare.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë obligim më tepër sesa moral për t’i ndihmuar Luginës së Preshevës, pasi që, siç thotë ai, kjo e fundit në vazhdimësi ka qenë gardiani kryesor i mostkurrjes së trojeve shqiptare. Këto komente akademik Daci i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se përderisa politika serbe dihet ndaj shqiptarëve në Luginë, elitës politike në Tiranë dhe në Prishtinë nuk po i del kohë as për të menduar dhe politikisht për t’i ndihmuar bashkëkombësit në Kosovën Lindore. Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të duhej të angazhoheshin për të unifikuar subjektet politike shqiptare në Luginë, në mënyrë që të fuqizohen politikisht shqiptarët atje. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Luginë që sot të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Fundamenti

Zëri: Të dielën janë zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku garojnë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës, si i shihni këto zgjedhje dhe çfarë fuqie kanë shqiptarët atje?

Daci: Unë besoj se fuqia politike e shqiptarëve në Luginë dhe në Maqedoni është në minimum të kapaciteteve të tyre, në Luginë në veçanti, sepse një numër i rinisë është jashtë vendit dhe udhëheqësit politikë, formacionet politike më lehtë e luftojnë njëra-tjetrën sesa armikun./zeri/