Eko Higjiena

Daci: LDK dhe VV nuk kanë asgjë të përbashkët, bisedimet humbje kohe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi për të qeverisur me vendin janë veçse humbje kohe, ka thënë ish-kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci.

Ai madje thotë se e gjithë kjo është duke u bërë për çështje personale të liderëve të këtyre partive.

“Unë mendoj që në asnjë mënyrë LDK-ja nuk ka teori që mundet me qeverisë vendin me Vetëvendosjen. Lideri i LDK-së është kërcënuar me jetë dhe kjo nuk mund të mohohet, nuk them unë a e ka merituar apo nuk e ka merituar se nuk është çështja e një akademiku ose kryeparlamentari”, ka thënë Daci për Ekonomia Online.

Mobi Casa

“Por koncepti i zhvillimit të LDK-së dhe Vetëvendosjes asnjë pikë tangjenti nuk e kanë dhe në veçanti jo kjo e sotme. Prandaj vetëm humbet kohë, dhe mjerisht janë vetëm çështje ekskluzivisht personale të liderëve të këtyre partive”, ka shtuar ai Daci.

Të hënën gjatë ditës kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka thënë se me VV-në janë intensifikuar bisedimet, ndonëse thotë se nuk kanë biseduar për temat e mëdha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.