Daci: Ky Parlament është më i keqi në histori

I pari i dardanëve, akademik Nexhat Daci, ka thënë se Kosova ka një parlament më të keqin në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, duke përfshirë edhe periudhën kur Kosova ka gëzuar autonomin.
“LDD nuk e përkrahë qasjen e askujt që nënvlerëson çdo rezultat të arritur në Kosovë dhe që mundohet krejt energjinë e forcave politike ta drejtojë në përlarje, apo fyerje të njëri tjetrit. Rezultat i kësaj Kosova ka një parlament më të keqin në historinë e parlamentarizmit në Kosovë edhe në kohën kur ka qenë vetëm autonomi Kosova, e mos flasim pas çlirimit e këtej. Në vend që të merret me problemet esenciale të jetës së qytetarëve të vet, me tërësinë shtetërore, me realizueshmërinë e kushtetutës dhe ligjeve ne po hahemi mes veti dhe sikur na ka mbet një sëmundje nga shekujt prej okupatorëve tjerë”, ka thënë ai.
Sipas ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nexhat Dacit, kjo gjendje e këtillë është si rezultat i keqpërdorimit të votave dhe i parregullsive tjera gjatë zgjedhjeve.
Daci ka thënë se në parim e mbështetë takimin e kryeministrit Thaçi me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, duke thënë se përveç me miq, nganjëherë duhet të bisedohet edhe me armiq, në mënyrë që të zgjidhen problemet ndërshtetërore./Indeksonline/