UBT

Daci kritikon të dyja palët

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka komentuar veprimet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. Ai ka thënë se Kuvendi nuk është menaxhuar mirë të enjten dhe se veprimet e kësaj lëvizjeje janë të papranueshme.

“Ka pasur kohë edhe më të vështira, pas luftës, në Kuvendin e Kosovës, por kurrë opinioni ndërkombëtar nuk ka parë ndonjë skenë jashtë demokracisë dhe fotografisë parlamentare”, ka thënë ai për Epoka e Re.

Uji Dea

Pos PDK-së, edhe LDK e AAK kanë vlerësuar se veprimet e VV-së janë në kundërshtim me normat demokratike. Ndërsa, Vetëvendosje kritikat e tilla i quan të paargumentuara dhe dashakeqe. /Telegrafi/