Daci: Konfrontimi me ndërkombëtarët për kufirin më kushtoi me shkarkim nga pozita e kryeparlamentarit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një vijë kufitare e kishte përplasur edhe më herët Kosovën me bashkësinë ndërkombëtare.

Ishte marrëveshja e Serbisë me Maqedoninë për kufirin në Debëllde, që ishte biseduar edhe në Këshillin e Sigurimit.

E ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci, kishte pasur një fërkim me ish-shefin e UNMIK-ut, Michael Steiner, i cili kishte kërkuar nga kryesia e Kuvendit, miratimin e ujdisë, njofton Klan Kosova.

UBT

Por, Daci kujton se kësaj çështje me mjeshtri i doli në krye presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, në zyrën e të cilit, ekspertët amerikanë të Departamentit të Shtetit, i kishin dhënë të gjitha sqarimet se Kosova nuk humb tokë.

Mirëpo gjithë këto kundërshti për Dacin patën një çmim.

Ai thotë se me mbështetjen e Dragodanit, bashkëpartiakët e shkarkuan nga pozita e kryekuvendarit.