RCCOLA

Daci: Koalicioni opozitar i vonuar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, i cili i hyri garës elektorale në koalicion me AAK-në, nuk ka fituar mjaftueshëm sa për ta parë veten edhe një here brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, të cilin dikur e kishte drejtuar vetë. Ai vlerëson se është mirë që është bërë marrëveshja e bllokut opozitar, por thotë se funksionimi i brendshëm i saj do të jetë tepër i vështirë. “Kushtëzimet, as në martesë, as në bashkëpunime, kurrë nuk japin rezultate”, ka thënë Dac. Ai ka thënë se me kënaqësi do të kthehej në LDK, pa kërkuar asgjë.

Daci thotë se e ka përkrahur ardhjen e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë më të tepër sesa që e kanë lejuar rrethanat politike.

“Herën e parë, unë kam pasur kërkesën e Departamentit të Shtetit Amerikan, të cilët kanë qenë të pranishëm fizikisht në zyrën time, që të mos jetë Kryeministër Ramush Haradinaj, sepse do të shkojë në Hagë. U kam thënë: Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër, sepse është vullnet i popullit. Unë e kam marrë besimin e qytetarëve për ta respektuar atë vullnet dhe nuk kam të drejtë ta ndryshoj. Për shkak të kësaj, i kam pasur pasojat në politikë. Nuk e kam humbur kurrë besimin në Ramushin”, ka thwnw Daci në një intervistë për Politiko.net.

Daci mendon që ky koalicion është shumë i vonuar.

“Ka pasur kërkesa edhe nga Ramushi, edhe nga unë, që të krijohet koalicion parazgjedhor me LDK-në, ose marrëveshje parazgjedhore, por nuk ka pasur asnjë mirëkuptim të lidershipit të LDK-së.Por, për këto rrjedha të mira nuk është kurrë vonë. Mendoj që është mirë që është bërë marrëveshja, edhe pse vlerësimi im i brendshëm është që funksionimi i brendshëm i saj do të jetë tepër i vështirë. Merreni me mend, një shoqëri që do ta udhëheqë shtetin, një grupacion politik që do ta udhëheqë shtetin, në start parashtron kushte: t`i do të veprosh kështu, ose unë do të veproj kështu.Mendoj që është një sjellje tejet e pasigurt brenda një strukture në atë marrëveshje, që nuk duhet të jetë. Mbani në mend: Kushtëzimet as në martesë, as në bashkëpunime, nuk japin rezultate. Kurrë. Për këtë marrëveshje, unë nuk kam dashur ta kushtëzoj AAK-në, t’i them JO, por kam preferuar një sukses për Ramushin. Madje, kam marrë kritika prej miqve më të mirë, se a po i frikësohem apo kam ndonjë borxh ndaj tij. Kurrë, kurrfarë borxhi nuk kam ndaj askujt, përpos ndaj Perëndisë në këtë jetë…”, ka thënë Daci.

Mobi Casa

Ai thotë se roli i LDD-së në Qeverinë e re, nëse ajo bëhet nga blloku opozita r, duhet të jetë një rol tepër konstruktiv në atë dhe duhet të jetë shtylla kryesore e demokracisë, ndershmërisë, e kombëtares, e shkencës dhe politikës.

“Unë e them Ramushi Kryeministër, pa LDD-në ai koalicion nuk është i plotë”, tha Daci.

Daci ka folur edhe për LDK-në e cila nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet.

“Unë e kam thënë një fjalë: LDK pa LDD-në kurrë nuk do ta ketë suksesin e LDK-së Rugoviane. Kupola e LDK-së është shumë larg konceptit ‘të shtëpisë së vjetër’. Atë ditë që bashkohet krejt formacioni që ka dalë prej LDK-së, LDK do të jetë e tashmja dhe ardhmëria e Kosovës, atë që e do populli shqiptar. Tani, aq shumë është tjetërsuar ajo strukturë, aq shumë është marrë me lakmi personale, saqë kupola e LDK-së vështirë e ka ta dërgojë anijen atje ku duhet”, tha ai.

Thotë se gjithmonë ka qenë në shpirtin e LDK-së Rugoviane dhe me kënaqësi do të kthehej në LDK, pa kërkuar asgjë. “Do të dëshiroja që ajo anije të drejtohet më mirë. Mendoj se edhe nga distanca mund të ndihmoj”. /Telegrafi/