ARKATANA

Daci: Jam institucionalist, e pranoj dekoratën e Thaçit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci do ta pranojë dekoratën që Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë për të sikurse për qindra të tjerë me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për dallim nga Daci, një pjesë e tjetër të të dekoruarve kanë refuzuar të dekorohen nga ish-kryetari i PDK’së. Madje këtë e kanë bërë edhe disa ish-bashkëpunëtorë të tij të ngushtë.

Nexhat Daci thotë se vetë është një nga themeluesit e institucioneve të Kosovës, ndaj edhe i respekton ato.

Njëjtë thotë se do të veprojë edhe me rastin e dekorimit të tij nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, në 10 vjetorin e Pavarësisë.

Ish-kryetari i Kuvendit konfirmon se do ta pranojë atë.

“Unë jam themelues i institucioneve, i respektoj institucionet, prandaj as nuk e kam refuzu as se kam ndërmend me refuzu”, tha Nexhat Daci të mërkurën për Gazetën Express.

Por, njëjtë si Daci nuk kanë vepruar disa nga ish-bashkëpunëtorët e vetë Hashim Thaçit, të cilët kanë refuzuar dekoratat e tilla.

KKVITI

Jakup Kraniqi, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Hydajet Hyseni etj., i janë përgjigjur me refuzim dekorimit të presidencës. Njëjtë kanë vepruar edhe Veton Surroi, Rexhep Selimi, e bashkëshortja e Agim Zatriqit, sikurse edhe drejtuesit e gazetës “Koha Ditore” e radios “Kosova e Lirë”.

Arsyetimi i të gjithve, pothuajse ishte, se Thaçi nuk është i denjë për t’i dekoruar për kontributet e tyre për liri dhe shtet ndërtim.

E refuzimet që iu bënë dekoratave të Presidentit, e kanë nervozuar atë. Thaçi ka reaguar të martën vonë në facebook, duke thënë se personat që po pretendojnë se kanë refuzuar dekoratat presidenciale, në fakt janë veçse të propozuar për marrje të medaljeve në 10 vjetorin e Pavarësisë.

“Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar”, ka shkruar Thaçi.

“E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht. […] Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht”, shkruan Presidenti në reagimin e tij.

Megjithatë, në njoftimin e presidencës, javën e shkuar, është bërë e ditur se emrat e shpërndarë për publik janë të dekoruar e jo të propozuar. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.