Daci: Fyerjen më të rëndë ma kanë bërë Thaçi dhe Limaj

Ish-Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci në emisionin “Komiteti” ka treguar për seancën kur ishte fyer nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi dhe Nënkryetari Limaj.
Në njërën nga seancat ai ka treguar se ia kishte ndalur mikrofonin liderit të PDK-së Hashim Thaçit. Kjo sipas Dacit ishte bërë se pas shumë vërejtjesh Thaçi kishte përdorur gjuhë jo parlamentare.
Duke dalë nga dera ka treguar Daci Hashim Thaçi dhe Fatmir Limaj e kanë sharë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ndonëse nuk ka treguar se cila ka qenë sharja e Thaçit ndaj tij, është nënkuptuar se akademik Daci është sharë me nënë nga lideri i PDK-së.
Kjo sharje sipas Dacit ka qenë e rëndë pasi që atij i kishte vdekur nëna që në moshë të vogël dhe nuk e kishte njohur fare.
Daci tregon sa para i ofroi një komandant i UÇK-së të braktiste LDK-në dhe kandidaturën për Prishtinën (Video)
Akademiku Nexhat Daci në Emisionin “Komiteti” ka zbuluar detaje rreth kandidaturës së tij për kryetar të Prishtinës si dhe për situatën e pasluftës në Kosovë dhe zgjedhjet e para.
Ai ka folur edhe për takimet që i ka pasur me krerë të UÇK-së të cilët i kishin kërkuar që të mos kandidonte në Prishtinë.
Daci tregon se sa para i kishte ofruar ky ish komandant që të braktiste LDK-në dhe të mos kandidonte për kryetar tä Prishtinës.
Dëgjojeni rrëfimin e Dacit:
Në intervistën për emisionin “Komiteti”, ka folur për situatën e pas luftës në Kosovës.
Ai ka rikujtuar zgjedhjet e para në vend të cilat i kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës bindshëm.