Mobi Casa

Cyrihu shndërrohet në qytet të biçikletave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qyteti i biçikletave. Kështu mund të quhet Cyrihu më 2025.

Me 55 milionë franga investime, Cyrihu do të shndërrohet në një qytet të biçikletave. Kështu zotohen autoritetet e qytetit të Cyrihut, të cilët kanë planifikuar 97 kilometra shtigje të reja për biçikleta në rrugët kryesore për lëvizjen e shpejtë të çiklistëve profesionistë dhe 55 kilometra rrugë për familje.

“Curihu nuk është qyteti ideal i biçikletave”, tha kryetarja e Qytetit të Cyrihut, Corine Mauch.

“Rrjeti i rrugëve dedikuar për biçikleta nuk është ende aty ku ne duam”, tha Mauch.

“Dy nga tre qytetarët e Cyrihut kanë biçikleta, por vetëm një e treta e përdorin rregullisht për të lëvizur nëpër qytet”, tha Ruth Genner nga Departamenti për ndërtime të ulëta dhe për menaxhimin e mbeturinave në Cyrih.

Me planin e ri, qyteti i Cyrihut synon të zgjerojë hapësirat për lëvizjen e lirë të biçiklistëve. Zhvillimi i infrastrukturës do të motivonte qytetarët për të lëvizur me biçikleta në qytet, thanë zyrtarët komunalë.

Mobi Casa

Aktualisht janë 340 kilometra rrugë për biçikleta në Cyrih, por ende ka mangësi. Përveç kësaj, shumë çiklistë ndjehen të pasigurt, thotë një studim.

Zgjerimi i rrugëve për biçikleta ka nevojë edhe për hapësirë. Disa nga hapësirat për parkim duhet të hiqen, trotuaret dhe korsitë për automjetet duhet të reduktohen.

Projekti për një qytet të biçikletave mund të realizohet në vitin 2025.

Në masterplanin e qytetit të Cyrihut ka zënë vend edhe siguria në trafik.

Viteve të fundit është raportuar për më pak aksidente të automjeteve, por për më shumë të aksidentuar me biçikleta.

Një nismë e tillë ishte miratuar në shtator të 2011-ës. Me këtë nismë është paraparë që trafiku publik jo i motorizuar të rritet brenda 10 vjetëve në Cyrih.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.