United Hospital

Cyrihu, destinacioni më i frekuentuar nga Maqedonia

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Kërkesat për fluturime të reja po rriten në Maqedoni. Sidomos këtë e kanë nxitur aviokompanitë me kosto të ulët që ofrojnë biletat me çmime të ulëta nga aeroporti i Shkupit, e që stimulojnë raportet e biznesit me tregjet e huaja.

Për të plotësuar kërkesën në rritje, dhe të kërkesave të kompanive ajrore që operojnë në Maqedoni, Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) miratoi 13 fluturime shtesë për orarin dimëror, e që hyri në fuqi mesnatën mes të shtunës dhe të dielës.

Orari i fluturimeve dimërore do të jetë në fuqi deri në fund të prillit 2014, raportojnë mediat në Shkup.

Sipas AAC janë miratuar 97 frekuenca javore të fluturimeve, në krahasim me 84 sa ishin më herët.

Më së shumti ka përfituar kompania ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, e cila ka marrë 26 fluturime javore gjatë dimrit, nga të cilat pesë në destinacione të reja fluturimi: Stokholm, Gothenburg.

Më shumë fluturimet janë miratuar për në Stamboll. Kompania ajrore turke “Turkish Airlines” mori 14 fluturime në javë (më parë kishte 10) në destinacionet Shkup -Stamboll dhe anasjelltas.

Për destinacionin e tretë më të frekuentuar për Cyrih të Zvicrës, kompanisë ajrore zvicerane “Helvetic” i janë miratuar gjashtë fluturime në javë dhe një fluturim nga Ohri.

Pas Stambollit dhe Cyrihut, top destinacion nga Maqedonia është edhe Vjena.

Uji Dea

Pasagjerët shpesh fluturojnë për në Londër dhe në Lublanë, e cila është destinacion tradicional.

Shumica e udhëtarëve udhëtojnë me “Wizz Air”, “Turkish Airlines”, “Austrian Airlines”, “Adria Airways” dhe “Pegasus Airlines”.

Në AAC presin rritjen e fluturimeve çarter për festat e fundvitit, për të arritur numrin prej një milion pasagjerëve që nuk e kishin aeroportet e Maqedonisë që nga viti 2001.

AEC theksoi mundësinë që numri i aviofrekuencave të rritet nëse ka interes në destinacionet Bruksel dhe Frankfurt.

Arritja e një milion pasagjerëve është reale nëse analizohen rezultatet e 9 muajve të kaluar të vitit.

Deri më 30 shtator nëpërmes dy aeroporteve të Maqedonisë kanë kaluar 839.000 udhëtarë, e që është 18.4 % më shumë se vitin e kaluar.

Përveç kësaj, për nëntë muajt e vitit janë realizuar 9675 fluturimet e avionëve dhe për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë pothuajse një mijë më pak.

Rritja e trafikut ajror përveç që ka ndikuar në uljen e çmimeve të biletave, do të kontribuojë edhe në uljen eventuale të çmimeve të shërbimeve të aeroportit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.