Eko Higjiena

Cyrih: Fillon gjykimi i vrasësit të Vigan Morinës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy vite pas krimit, sot (e martë) fillon gnë Gjkytën e Qarkut të Cyrihut gjykimi i irakianit Shiwan M, i cili në natën e 15 korrikut vrau me thikë 23 vjeçarin nga Kosova Vigan Morina, dhe plagosi vëllain e tij Visar Morina, pas një sherri që kishte shpërthyer midis tyre në një klub të natës në Cyrih.

Krimi kishte ndodhur në afërsi të lokalit të njohur të natës “Kaufleuten”, ku Vigani me shoqëri dhe me vëllezër po festonte ditëlindjen e tij të 23-të.

Irakiani pas aktit ishte arratisur, mirëpo arrestimi i tij u bë në Norvegji, vetëm dy javë pas kryerjes së krimit dhe më 18 shtator u bë edhe ekstradimi në Zvicër Në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, prokurori i lëndës ka parlaajmëruar se do të kërkojë 20 vjet burg për Shiwanin, për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Sipas përshkrimit të prokurorit, i akuzuari për vrasje, irakiani 22 vjeçar e ka goditur Viganin 11 herë në gjoks, në bark dhe në shpatulla me thikën e tipit “Butterfly”.

“Duke e goditur në pjesën e epërme të trupit, i akuzuari dëshironte që viktima të merrte plagë vdekjeprurëse”, kishte shkruar prokurori Michael Scherrer.

Me atë rast dorasi ka ushtruar vrasje të paskrupullt në mënyrë egoiste dhe me një etje të pashembullt për hakmarrje. Këto karakteristika të veprës penale, sipas Scherrer janë në proporcion me dënimin 20 vjet burg.

Uji Dea

Vrasja e Viganit ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhembjeje te familjarët dhe shokët e tij.

Vrasja e ndodhur më 15 korrik 2012 pati bërë jehonë të madhe në qytetin e Cyrihut e më gjerë.

Me atë rast ishte mbajtur edhe e një marsh përkujtimor dhe protestues në vendin e krimit, ku kishin marrë pjesë qindra persona.

Ditë më parë albinfo.ch ka realizuar një intervistë me prindërit e Viganit.

Familja Morina kishte shpresuar që procesi gjyqësor do të fillonte në fillim të janarit të këtij viti dhe, sipas tyre, është e paqartë pse duhet të shtyhet edhe më shumë, kur gjithçka është sqaruar me rastin e therjes për vdekje të djalit të tyre./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.