UBT

Cvetanoviq: shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryebashkiaku i Leskovcit, qytet në jug të Serbisë, Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t’i bashkohet Kosovës, transmeton Titulli.com raportimin e FoNet-it.

Sipas tij bashkimi i kësaj komune me Kosovën është “mision i pamundur”, meqë 90 për qind e banorëve që jetojnë në të i përkasin popullatës serbe, ndërsa shqiptarët janë vetëm numra në listën e votuesve, por nuk jetojnë aty.

Jemi dëshmitarë se me rastin e votimit dhe të cikleve zgjedhore një numër i madh shqiptarësh vjen nga Kosova për të votuar e pastaj një vit të tërë, ose deri në ciklin tjetër të zgjedhjeve, nuk shfaqet, është shprehur Cvetanoviq.

UBT

Siç citohet të ketë thënë ai, zënia në gojë e Medvegjës në kontekstin e korrigjimit të kufirit përbën atak në integritetin dhe sovranitetin e Serbisë.

“Nga kjo përrallë nuk do të ketë gjë”, ka thënë Cvetanoviq, transmeton Titulli.com.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.