Hidromorava

Curri vjen për Kosovën, mungojnë Ferati, Nikçi e Ajeti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Debatik Curri do të debutojë me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet ndaj Turqisë e Senegalit. Në anën tjetër, Beg Ferati e Arlind Ajeti do të mungojnë në këto sfida. Begu është lënduar, teksa Arlindi nuk është përgjigjur fare.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ketë një risi për dy ndeshjet e radhës miqësore, ndaj Turqisë dhe Senegalit.

Skuadra ‘verdhekaltër’ në radhët e saj për këto dy ndeshje do ta ketë mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri.

Ky i fundit do t’i bashkohet skuadrës së Albert Bunjakut për ta mbuluar zbraztinë e lënë nga Beg Ferati, i cili pësoi një lëndim këtë fundjavë.

“Jemi takuar me përzgjedhësin De Biasi dhe kemi diskutuar për mundësinë që Debatik Curri të luajë me Kosovën. Ai do të jetë pjesë e jona për këto ndeshje”, ka njoftuar për Express, ndihmës/trajneri i përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

Tutje, ky i fundit ka njoftuar edhe për dy mungesa të mëdha që do të ketë Kosova në sfidat ndaj turqve e senegalezëve.

“Ne nuk kemi marrë përgjigje nga Arlind Ajeti. Ndonëse me të dhe familjen e tij jemi marrë vesh se nëse nuk ftohet nga Zvicra të jetë pjesë e jona, mirëpo nuk kemi marrë ndonjë përgjigje”, ka thënë Sahiti.

“As Adrian Nikçi nuk do të jetë pjesë e Kosovës për këto ndeshje”, ka shtuar tutje trajneri gjilanas.

Për fund, Sahiti njoftoi se përveç Anel Rashkajt, mundësi për t’u paraqitur me Kosovën ka edhe Avni Pepa, i cili pritet t’i lajmërojë ata gjerë nesër.

Emrat e pritur të Albert Bunjakut:

Samir Ujkani (Palermo)

Kushtrim Mushica (Prishtina)

Julian Bibelaj (Eintracht Frankfurt II)

Lum Rexhepi (Honka)

Mehmet Hetemaj (Honka)

Debatik Curri (Sevastopol)

Bajram Jashanica (Skënderbeu)

Uji Dea

Yll Hoxha (Kukës)

Avni Pepa (Sandes Ulf) ?

Shkodran Metaj (Emmen)

Fanol Përdedaj (Energie Cottbus)

Kristian Nushi (St. Gallen)

Faton Toski (FSV Frankfurt)

Mentor Zhdrella (Drita)

Anel Rashkaj (Sandnes Ulf)

Enis Alushi (Kaiserslautern)

Albion Avdijaj (Grasshopper)

Enis Bunjaku (E. Frankfurt)

Imran Bunjaku (Grasshopper)

Liridon Krasniqi (Fethiyespor)

Eroll Zejnullahu (Union Berlin)

Dardan Rexhepi (Brommapojkarna)

Albert Bunjaku (Kaiserslautern)