GRANDEMALL

Curri: Në Beograd ishte më zi se në luftën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Debatik Curri e ka krahasuar me luftën në Kosovë tmerrin e përjetuar në Beograd pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi – Kosovë.
Futbollisti kosovar i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, ka treguar tmerrin që përjetuan lojtarët e Shqipërisë pas sulmeve fizike të tifozëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë.

“Ne ishim në fushë dhe gjyqtari kryesor, pasi e mbylli ndeshjen, na urdhëroi që të shkonim në zhveshtore. Ne u nisëm me vrap dhe shkuam për të hyrë brenda, por para tunelit dolën tifozët e na sulmuan dhe ishte shumë e vështirë të futeshim brenda. Ishte tmerr i vërtetë. U rrëzuam pothuajse të gjithë dhe unë u ngatërrova në një hekur që ishte në hyrje dhe mbante tunelin:, tha ai.

FITORJA

“Pësova lëndime dhe mund të them se kam qenë shumë në rrezik, sepse ai hekur mund të më lëndonte edhe më shumë, por për fat timin shpëtova vetëm me disa lëndime trupore. Kemi qenë në rrezik të madh”.

“Tash, kur po i shohim xhirimet dhe po e mendojmë se ku ishim, po e vërejmë se sa në rrezik të madh kemi qenë. Unë edhe në luftën e Kosovës kam qenë, por nuk kam përjetuar një tmerr të tillë”, nënvizoi ai, duke theksuar se futbollistët e Shqipërisë kanë shkuar për ta kryer punën e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.