Eko Higjiena

Çun Lajçi me fjalë të mëdha për kompaninë gjilanase “Trocal”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Aktori i njohur kosovar ka qëndruar të dielën në Gjilan dhe ka shkrehur dëshirën e tij ta vizitojë pronarin e kompanisë “Trocal”, Shaban Xhymshitin, për të cilin ka folur fjalë të mëdha dhe ka thënë se kjo kompani është më e mira në Kosovë dhe pronari i saj vërtet është një njeri punëtor, i ndershëm dhe tejet human.

Aktori kosovar Cun Lajçi ka dashur ta befasoj pronarin e kompanisë “Trocal”, Shaban Xhymshitin dhe për të përgëzuar punëtorët e saj të zellshëm.

Lajçi i cili viziton shpesh kompani e pronar të njohur, ka bërë një video me këtë rast sepse siç thotë edhe ai i ka “dështuar” kjo vizitë, ku shpreh shumë fjalë të mëdha për kompaninë “Trocal” dhe vet pronarin e saj Shaban Xhymshitin.

Fundamenti

“Karadaklitë më thanë se është një firmë që quhet “Trocal”, që se ka shoqin në Kosovë, në Gjilan jo se io, prandaj u ndala para dyerve që të shoh punëtorët e zellshëm e Shabanit, t`ia kthejë atë borxhin pranveror me fjalët e ëmbla të falënderimit, por sot e ngatërrova edhe orën edhe ditën, ju që pini kafe me Shabanin tregoni se një artist sot ka trokitur në dyert e “Trocalit” ka thënë në videon e postuatr në rrjetet sociale aktori Lajqi.

Ndryshe kompania “Trocal” është njëra nga kompanitë më serioze e cila pos që njihet për kualitet e precizitet në punë, janë edhe të njohur për anën e tyre humane duke ndihmuar shumë familje skamnore./rajonipress/