ARKATANA

Cufaj rreth liberalizimit të vizave: Kam vetëm një frikë, quhet pandemia

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka shprehur optimizmin e tij se liberalizmi i vizave për Kosovën do të ndodhë gjatë presidencës gjermane në Bashkimin Evropian.

“Shpresat janë të mëdha që gjatë presidencës gjermane do të ngjajë lajmi për dhënien e liberalizimit të vizave”, ka thënë Cufaj në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Më shumë s’mund të them, as s’kam të drejtë të them”, ka deklaruar ai.

“Jam optimist i matur”, ka thënë Cufaj, duke shtuar se shumëçka “varet nga vorbulla politike”.

“Një gjë mund ta them, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ambasadori.

Mobi Casa

Ai ka thënë se ka frikë vetëm nga një gjë, si pengesë për liberalizimin e vizave.

“Kam vetëm një frikë, frika quhet pandemia. Nuk e kam frikë as dialogun”, ka thënë ai.

“Angazhimi gjerman ekziston… Edhe nëse nuk bëhet në presidencën gjermane, nuk e shoh si fundin e botës”, është shprehur ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.