FITORJA

CSKA e Moskës me ofertë zyrtare për Fidan Alitin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

CSKA e Moskës është njëra nga skuadrat më të mëdha në Rusi me shumë trofe të fituar.

Por skuadra nga kryeqyteti rus këtë edicion ka mbetur tetë pikë mbrapa liderit Zenit St Petersburg dhe po kërkon të përforcohet.

Vedat Muriqi mbetet objektivi kryesor i rusëve për repartin e sulmit,p por jo vetëm ai, pasi edhe një tjetër kosovar është në listën e dëshirave të moskovitëve.

Telegrafi ka marrë vesh ekskluzivisht se CSKA Moska ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Zurichut për qendërmbrojtësin Fidan Aliti.

Gjashtë herë kampioni i Rusisë ka ofruar 2,5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës.

Gjiganti rus po e sheh Alitin si zëvendësuesin adekuat të mbrojtësit islandez Hordur Magnusson të cilit i skadon kontrata në verë.

FIDANISHTJA

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar dhe kanë avancuar shumë.

Sa i përket Alitit sigurisht që është pro një kalimi në Rusi tek një skuadër që luan rregullisht në garat evropiane si Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Aliti këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm me Zurichun, ku ka luajtur në 19 ndeshje dhe ka asistuar në një gol, por në prapavijë ka qenë thjesht i pakalueshëm.

28-vjeçari ka treguar formë të lartë dhe kjo është arsyeja që gjiganti rus synon transferimin e tij.

Reprezentuesi i Kosovës karrierën e ka nisur në Akademinë e Baselit para se të kaloj te BSC Old Boys e nga ku shkoi te Luzerni. Aliti ka bërë karrierë edhe në Moldavi te FC Sheriff Tiraspol, në Kroaci te Slaven Belupi, në Shqipëri te Skënderbeu dhe në Suedi tek skuadra Kalmar FF.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Alitit, por gjasat janë shumë të mëdha që ai të kompletoj transferimin në Rusi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.