Ç’po ndodh me ne shqiptarët në Ballkan ?!
Nga Shefik Sadiku – Historia e njeh prejardhjen më të lashtë të shqiptarëve në Ballkan krahas grekëve të vjetër.
- Statistikat flasin se ne shqiptarët në Ballkan jemi ndër tre kombet më të mëdha: shqiptarët, grekët serbët;
- Shqiptarët janë të ndarë në gjashtë shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriurët, Serbi, Mal të Zi, kurse nga Çamëria janë dëbuar fare;
- Në Maqedoni të Veriut, edhe pse përbëjnë 30% -shin e popullsisë, nuk trajtohen si shtet formues; madje gjuha shqipe nga 2019 lejohet të përdoret në meset ku shqiptarët përbëjnë 20% të popullatës, askund në botë gjuha nuk lejohet apo mohohet me përqindje;
- Në Mal të Zi me 4-5 % gjuha e tyre nuk është gjuhë zyrtare;
- Në Serbi le që gjuha e tyre( shqipja) nuk është gjuhë zyrtare, por shqiptarët i nënshtrohen presionit për marrjen e adresave të vendbanimit që qon drejt shpërnguljes nga atje;
- Në Kosovë serbët nuk përbëjnë as 5%-shin- megjithatë serbishtja është gjuhë zyrtare( mirë që është kështu), e keqja është se Serbia nuk i lë serbët të integrohen në Shtetin e Kosovës si pakicë. 7. Historia e njeh prejardhjen më të lashtë të shqiptarëve në Ballkan krahas grekëve të vjetër.
- Shqiptarët si shumicë në Kosovë dhe Shqipëri asnjë diskriminim nuk ushtrojnë ndaj pakicave etnike joshqiptare;
- Përkundër të gjitha këtyre shqiptarët si etni përbuzen e shtypen në Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal të Zi !
- Përkundër kësaj shqiptarët e ruajnë stabilitetin e sigurisë dhe stabilitetin politik në Ballkan dhe për këtë përbuzen nga fqinjët e tyre !
11 Dhe Evropa e toleron këtë ! Pse ? Sepse shqiptarët nuk janë unik, meqë nuk janë unikë, përbuzen e dhunohen nga të tjerët !